Vendosni fjalën kyçe....

Alimadhi në Kuvend: Komunistët masakruan patriotët e vendit, u prenë organet gjenitale që mos krijojnë familje


Deputeti i opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi ka thënë në Kuvend se komunistët kanë kryer krime monstruoze ndaj patriotëve të vendit pas marrjes së pushtetit në vititn 1945.

Ai përmendi ndër krimet prerjen e organeve gjenitale e masakrimin e tyre nga krerët e Partisë Komuniste.

“U janë këputur organet seksuale për të mos bërë familje. U kanë prerë fytin, i kanë masakruar. E kuptoni ju çfarë krimesh kanë bërë komunistët mbi patriotët e këtij vendi.  Shkoni e pyesni atje ku ka bërë krimet krimineli Mehmet Shehu e Petrit Dume.  Kafsho gojën z.Pëllumbi, se nuk kam folur asnjëherë kur keni folur ju. Nuk do më tregoni ju pas 30 vitesh se çfarë të them. Nuk kisha noj qejf të madh të bëhesha deputet po duhet të ma jepte PD mandatin pasi na vodhi votat.”-– tha Alimadhi.