Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet në banesë presidenti i Haitit, plagoset bashkëshortja


Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit Jovenel Moïse. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i përkohshëm Claude Joseph.

Siç citon BBC, Joseph tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në 01:00 pas mesnate. Zonja e Parë u raportua gjithashtu e plagosur nga ky sulm.

Kryeministri Joseph tha se “të gjitha masat ishin marrë për të garantuar vazhdimësinë e shtetit”.

Jovenel Moïse, i cili ishte 53 vjeç, ka qenë në pushtet që nga shkurti i vitit 2017, kur paraardhësi i tij në zyrë, Michel Martelly u largua nga posti.

Presidenca e tij ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga një valë protestash shpesh të dhunshme anti-qeveritare.