Vendosni fjalën kyçe....

Topalli kritika Bashës pas marrëveshjes: 7 vjet rresht tha se s’ka zgjedhje me Ramën, e i fali gjithçka


Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar duke kritikuar Lulzim Bashën.

Topalli shprehet se Basha hoqi dorë nga të gjitha kauzat e veta të ngritura në 7 vite, siç është qeveria tranzitore. Topalli shprehet se Basha dhe Rama kanë qenë e janë sërish bashkë dhe se kjo kastë politike duhet “shkulur”.

“7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen.
Ne funksion te kesaj beri çader, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri ne zgjedhje lokale, i dhuroi Rames gjithe Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dyte,i dhuroi te gjitha Keshillat Bashkiake, i dhuroi te gjitha Bashkite…
Dhe ja sot po thote me shkrim se “ashtu ishte loja”
Nuk kerkojne me as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare,as qeveri kalimtare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai qe thoshte se ishte…”

Keta jane dhe kane qene te gjithe bashke.
Sonte ishin “ felici e contenti” me kodin sic ishte.
Kjo kaste politike e korruptuar duhet shkulur!”– shkruan Topalli.

PS-PD-LSI arritën mbrëmjen e kaluar marrëveshjen për administrimin e Reformës Zgjedhore, një nga pikat më të debatuara të ditëve të fundit dhe që kishte bërë që procesi të ngecte.

Sipas marrëveshjes së arritur, PS-ja ka pranuar identifikimin biometrik në zgjedhjet e vitit 2021 si dhe ka hequr dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore.

Identifikimi biometrik do paguhet nga qeveria ndërsa një ekspert i BE-së do punësohet për shtrirjen e tij. Ndërsa për ndryshimin e sistemit thanë se nuk pati konsensus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *