Vendosni fjalën kyçe....

Nëna bashkon vëllezërit, William e Harry zbulojnë së bashku statujën e Princeshës Diana


Princi William e i vëllai Princi Harry kanë hedhur pas krahëve grindjet e mosmarrëveshjet mes tyre teksa kanë marrë pjesë në ceremoninë e statujës së nënës së tyre, Princeshës Diana.

Statuja pre bronzi që përshkruan Princeshën Diana ‘në periudhën e fundit të jetës së saj’ synon të pasqyrojë ‘ngrohtësinë, elegancën dhe energjinë’ e saj, tha Kensington Palace sot.

Dashamirësit e quajtën monumentin ‘bukuroshe’ dhe ‘të mrekullueshëm’.

Princat William dhe Harry lanë mënjanë grindjen e tyre sot për të nderuar nënën e tyre në atë që do të kishte qenë 60-vjetori i lindjes së saj.

Statuja e bërë nga Ian Rank-Broadley tregon Dianën me krahët e saj rreth dy fëmijëve dhe të ngritur mbi vëllezërit ndërsa ata ia zbuluan botës kësaj pasdite.