Vendosni fjalën kyçe....

Flet e mbijetuara e familjes Josifi: Besonim në ringjallje, ritet i kryenim në banesë


E vetmja e mbijetuar e familjes Josifi është Blerta, 34-vjeçarja që tentoi të vetëflijohej se bashku me nënën e saj, pasi kishin qëndruar për një kohë të gjatë pa ngrënë.

Balkanweb ka publikuar dëshminë e saj për hetuesit, nga shoma e spitalit ku po merr veten pas situatës së rëndë që ka kaluar, ku ka luftuar me vdekjen. 34-vjeçarja ka thënë se të gjithë në familjen e saj besonin në ‘Ringjallje’.

Ajo tha se këtë hap e kishte ndërmarrë e para motra e saj Anisa, e cila ka ndërruar jetë në mars të vitit të shkuar. Tru[pin e saj Blerta dhe nëna Zhaneta e mbanin në banesë dhe e lyenin me vaj e uthull.

 “Që kur isha 15 vjeçe kam ndjekur “Dëshmitarit e Jehovait”. Më vonë kemi qenë edhe në kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim në asnjë kult fetar por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë. Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrënë gati 2 muaj deri në mars të 2019-ës ku ra në gjumë të thellë sepse u pushtua nga demonët. Motrën e lyenim me uthull se kështu na mëson bibla jonë”, tha ajo.

Blerta tregon se pas motrës, ritet i nisën dhe ajo me nënën. Të dyja konsumonin vetëm ujë të filtruar në napa dhe asgjë tjetër.

“Një vit pasi motra ra në gjumë nisëm sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim. Gjithë ditën luteshim për të kthyer në jetë motrën. Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomës ku po lutej. Ndërsa unë vazhdova ritin derisa erdhi policia”, pohoi Blerta.

Një dëshmi tejet tronditëse. Ish-fqinjët e familjes në Përmet kanë treguar se edhe burri i Zhanetës, Llukan Josifi është vetëflijuar para 6 vitesh, duke u hedhur nga pallati, në një kohë kur ishte pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *