Vendosni fjalën kyçe....

Inxhinierët në dy universitete në SHBA shpikin maskën që zbulon Covid-19 brenda 90 minutash


Një ekip studiuesish nga Instituti Teknologjik i Masaçusets dhe Universiteti i Harvardit në SHBA kanë shpikur një tip maske që mund të zbulojë grimcat e koronavirusit në frymëmarrjen e përdoruesit.

Teknologjia është modeluar në diagnostikimin e bazuar në letër për viruset Ebola dhe Zika të zhvilluara nga profesori i inxhinierisë në Institutin e Masaçusets, James Collins, në mes të viteve 2010, njoftoi ‘MIT News’.

Collins më vonë projektoi një sistem sensori të quajtur SHERLOCK, i cili përdoret për të zbuluar acidet nukleike. Një ekip shkencëtarësh tashmë ishin duke punuar në sensorë të veshshëm, të tillë si maska, kur pandemia e koronavirusit goditi vitin e kaluar, duke i shtyrë ata të rifokusojnë përpjekjet e tyre drejt Covid-19. Përshkrimi i prototipit të një maske që zbulon virusin u botua të hënën në revistën ‘Nature Biotechnology’.

Sipas studiuesve, sensorët e vegjël të tharë nga ngrirja SHERLOCK ishin ngulitur brenda një maske letre, kështu që ata mund të dallonin grimcat virale në frymëmarrjen e përdoruesit.

Bartësi duhet të shtypë një buton që lëshon ujë nga një rezervuar i vogël në maskë për të aktivizuar provën. Rezultati është gati brenda 90 minutash dhe është i dukshëm vetëm në brendësi të maskës – për privatësinë e përdoruesit.