Vendosni fjalën kyçe....

Pas nxehtësisë përvëluese, Moska përfshihet nga stuhia (Video)


Kryeqyteti rus është përmbytur nga reshjet e dendura të shiut.

Pas temperaturave tejet të larta, Moska është përfshirë nga stuhitë, erërat e forta dhe reshjet e dendura. Shumë rrugë janë bërë të pakalueshme ndërsa pati probleme me trafikun.

Disa prej qytetarëve e shfytëzuan shiun për t’u freskuar, pas temperaturave përvëluese mbi 36 gradë Celsius që rrallë prekin Moskën.