Vendosni fjalën kyçe....

Në Mars mund të ketë më shumë ujë sesa mendohej më parë, shkencëtarët zbulojnë dhjetëra liqene të ngrira


Gati tre vjet pasi shkencëtarët konfirmuan që Marsi ka ende liqene me ujë të lëngshëm, një studim i ri sugjeron se mund të ketë akoma më shumë ujë sesa mendohej më parë.  Përfshirë këtu ‘dhjetra’ liqene që ndodhen më pak se një milje nën sipërfaqen e Planetit të Kuq.

Studiuesit nga Laboratori i Jet Propulsionit të NASA-s analizuan të dhënat nga orbita “Mars Express” e Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe panë dhjetra reflektime radari rreth polit jugor të Marsit, të ngjashme me zbulimin e bërë në vitin 2018.

Sinjalet e radarit u gjetën në një rajon të Marsit të njohur si Depozitat e Shtresuara të Polit Jugor, shtëpia e akullit, akullit të thatë dhe pluhurit që kanë jetuar atje për miliona vjet.

Sidoqoftë, shumë nga këto zbulime janë në zona që ka të ngjarë të jenë shumë të ftohta që uji të mbetet i lëngët, madje edhe me praninë e mineraleve të kripura të njohura si perklorate, një fakt që aktualisht po i pengon studiuesit.

“Ne nuk jemi të sigurt nëse këto sinjale janë ujë të lëngshëm apo jo, por duket se janë shumë më të përhapura sesa ato që gjeti studimi original.”- tha bashkë-autori i studimit të ri dhe kërkuesi i NASA-s Jeffrey Plaut, citon Daily Mail. Ai shtoi: “Ose uji i lëngshëm është i zakonshëm në polin jugor të Marsit ose këto sinjale janë tregues të diçkaje tjetër.”

Zgjerimi i kërkimit fillestar për të parë të dhënat e më shumë se 15 vjetëve për rajonin polar të jugut zbuloi se disa nga liqenet ishin më pak se një milje nga sipërfaqja.

Në mars, një studim i veçantë tha që midis 33 dhe 99% e ‘ujit të humbur’ të Marsit mund të fshihej nën koren e tij, falë shkëmbinjve miliarda vjeçarë që mund ta ruajnë ujin.

Sipërfaqja e Marsit ka një temperaturë të vlerësuar afërsisht minus 81 gradë Fahrenheit (apo minus 63 gradë Celsius), e cila do të ishte shumë e ftohtë që uji të mbetet i lëngët.

Zona që mund të përmbajë liqenet e ujit të lëngshëm është e vogël – vetëm 6 deri në 12 milje nga poli i jugut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *