Vendosni fjalën kyçe....

Sherri për shezllonët mes dy bizneseve në Velipojë, 4 viktima dhe 2 të plagosur


Kujtim Ferracaku

Një konflikt i çastit për shezllonët e plazhit në Velipojë është kthyer në një tragjedi të vërtetë në orët e para të së dielës së 27 qershorit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 sipas policisë në fshatin Pulaj të Velipojë.

Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” është konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezllonët në plazhin e Velipojës.

Si pasojë ka mbetur i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlloneve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.

Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person.

Si autorë të dyshuar janë shtetasit Hysen Ferracaku dhe. dhe Elimilind Dyli 17 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe drejtuesit më të lartë të policisë ku në një dekaratë Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj deklaroi : “Në ngjarje janë përfshirë më shumë se sa një armë, nga personat e konfliktuar. Një armë pistoletë e kemi sekuestruar si provë materiale. Janë sekuestruar një numër pamjesh nga kamerat e sigurisë. Shumë shpejt do ketë persona të shpallur në kërkim dhe të arrestuar”.

Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçairt i cili u gjet i vrarë më 1 shtator 2018 në zonën e Livadhes në periferi të Shkodrës.

Arjan Ferracaku i vrarë vitin 2018

Si u vra Arjan Ferracaku?

Në datën 1 shtator 2018, rreth orës 13.50, Arjan Ferracaku po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve.

Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij mori disa plumba.

Autorët u afruan pranë trupit të pajetë, dhe për të qenë të sigurt në këtë vrasje, e qëlluan sërish në kokë dhe në gjoks.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *