Vendosni fjalën kyçe....

Paloka i përgjigjet Ramës: “Turp që nuk gjen dot një ministër rendi të palidhur me krimin”


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Paloka, i ka kthyer përgjigje Ramës pas deklaratave të këtij të fundit se opozita po nxin dhe turpëron Shqipërinë.

Paloka shkruan se është turp që Tahiri, Xhafaj dhe Balla diskutohen në kancelaritë e BE-së.

Ndërsa shton se është turp që Rama nuk gjen dot një ministër rendi të palidhur me krimin.

 “Rama vazhdon me propaganden bajate se “opozita po nxin dhe turperon Shqiperine. Eshte vertete turp per Shqiperine. Turp qe Tahiri , Xhafa e se fundmi Balla , diskutohen ne kancelarit e BE si shembuj te qarte se si qeverisja e Edi Rames eshte vene ne sherbim te krimit dhe jo te interesave te shqiptareve per te ecur perpara me reformat drejt Evropes.

Turp qe Rama nuk gjen dot nje minister rendi te pa lidhur me krimin. Turp qe nuk deshiron te gjeje nje deputet i cili nuk eshte sherbetor i krimit, per te perfaqesuar PS ne BE.

Edvin Rama dhe qeverisja e tij jane faqja me e zeze e Shqiperise post komuniste dhe opozita ka detyrimin ti shpetoje shqiptaret nga kjo e keqe.” – shkruan Paloka në reagimin e tij.

“Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian: I dashur Edi!S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë! Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…” – shkruante më herët Rama në “Twitter”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *