Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet lokale 2019 shkojnë në Venecia, Gjykata Kushtetuese pezullon gjykimin


Gjykata Kushtetuese pas dëgjimit të palëve në një seancë maratonë ka pezulluar gjykimin për padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 të cilat u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës PD-LSI.

Gjykata do i drejtohet Komisionit të Venecias për marrje vendimi.

Ditën e sotme nisi gjykimi për këtë çështje dhe fillimisht Kushtetuesja rrëzoi pezullimin e gjykimit apo dhe pushimin e çështjes.

Tashmë do të pritet vendimi i Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Të gjitha palët kanë të drejtë t’i drejtohen Komisionit të Venecias me një pyetje mbi çështjen e zgjedhjeve lokale deri më datë 25 qershor.

Më herët kjo gjykatë pezulloi kërkesën e Këshillit të Ministrave për të pezulluar vendimin mbi bazën se Gjykata e Tiranës duhej të shprehej mbi statusin e paditësit. Kjo pasi nga Shoqata e Bashkive, Voltana Ademi si kryetare e saj dhe paditëse në këtë çështje u shkarkua dhe në vend të saj u emërua Pjerin Ndreu, Kryetari i Bashkisë Lezhë.

Gjykata Kushtetuese dëgjoi sot të gjitha pretendimet në këtë proces. Palë në këtë proces kanë qenë, Shoqata e Bashkive e përfaësuar nga avokati Jordan Daci, Presidenca e përfaqësuar nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi, përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave Elira Kokona.

Disktutimet:

Nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës. Kërkojmë pushimin e gjykimit për shkak të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Për aq kohë sa është pranuar shoqata e bashkive, duhet të pranohet edhe shoqata e autonomisë vendore”-tha Kokona.

Pretendimi i shoqatës së Bashkive, është prej 2019. Shoqata tjetër e Bashkive ka pasur tendencë jo vetëm të ushtrojë funksionin e saj, por edhe të largojë nga drejtimi përfaqësuesit e kësaj shoqate. Qëllimi ka qenë që të uzurpojnë këtë shoqatë. Unë kërkoj që të rrëzohet kërkesa që ajo shoqatë të bëhet pjesë e këtij procesi. Këshilli i Ministrave kërkon pezullim të çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet sa i takon organeve drejtuese të shoqatës. Gjithashtu kërkojnë pushim të gjykimit, pasi nuk ka kompetencë për këtë çështje. Të dy shoqatat kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij procesi”-pretendoi Dervishi.

Nuk duhet të marrë pjesë si subjekt i interesuar, pasi janë në konflikt interesi. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që mos ta pranojë pasi është jashtë afateve. Këshilli i Minstrave nuk mund të jetë palë e interesuar, pasi pushteti lokal është i pavarur. Edhe avokatura e shtetit, nuk mund të jetë palë në këtë proces, pasi i shërben gjithë shtetit dhe nuk mund të përfshihet.  Gjykata kushtetuese: pozicionimet e palëve janë në diskrecionin e tyre”-tha Daci./Hashtag.al