Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç disa ditë në spital – Rama telefonon për të pyetur për gjendjen e tij


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka qëndruar për disa ditë me radhë në spitalin ushtarak në Serbi për shkak të problemeve me zemrën.

Këshilltarja e tij për mediat, Suzana Vasiljevic, ka treguar se kryeministri shqiptar Edi Rama, mes shumë liderëve të tjerë të Europës, është interesuar për shëndetin e tij.

 “Presidenti pranoi një numër të madh mesazhesh nga presidentët e botës Macron, Angela Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Borut Pahor, Dodik”, tha Vasiljeviç, citon RTS.

Kujtojmë se Vuçiç u shtrua në spital të premten për shkak të problemeve kardiovaskulare. Ai ka dalë nga spitali mëngjesin e sotëm dhe po sot pritet që të rikthehet në punë.

Vasiljeviç tha se presidenti serb është nga ata burra që nuk e pranon se ndihet keq dhe se e gjithë skuadra e tij i ka kaluar në këmbë shumë herë rastet kur ai kishte temperaturë apo probleme të tjera. Por këtë radhë Vuçiç ishte ndier aq keq saqë për herë të parë kërkoi vetë të dërgohej në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *