Vendosni fjalën kyçe....

Pezullimi nga Gjykata Kushtetuese, reagon Voltana Ademi: Besoj se do jepet drejtësi në rregullimin e themeleve të tronditura nga zgjedhjet e 30 qershorit


Pas pezullimit të gjykimit për çështjen e zgjedhjeve lokale të “30 qershorit 2019” ka reaguar paditësja Voltana Ademi.

Ademi në reagimin e saj thotë se ka besim që do vihet drejtësi mbi këtë çështje e cila tashmë do dërgohet për opinion në Komisionin e Venecias.

Ademi e ka cilësuar vendimin për këtë çështje si të rëndësishëm pasi “do rregullojë themelet e tronditura të demokracisë nga zgjedhjet e 30 qershorit”.

Në Gjykatën Kushtetuese sapo ka përfunduar seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë lidhur me “zgjedhjet” e 30 qershor 2019.

Së pari, dua të falënderoj të gjitha mediat që më kanë ndjekur në këtë betejë për demokracinë dhe pluralizmin vendor.

Së dyti, falënderimi shkon për trupën e Gjykatës Kushtetuese, për kohën dhe përkushtimin e tyre në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të drejtave të njeriut.

Ky proces ka rëndësi madhore për themelet e demokracisë dhe pluralizmit dhe shpresojmë që gjykata të kontribuojë, përmes shqyrtimit të kërkesës sonë, në rregullimin e këtyre themeleve që janë tronditur nga “zgjedhjet” e 30 qershorit dhe mos të përsëriten më të tilla raste.

Jemi krenarë nga ana tjetër, pasi është një arritje me vete që ky proces u konceptua dhe u nis nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, si pjesë e shoqërisë civile që ndërhyn për të bllokuar veprime arbitrare të politikës.

Kam bindjen që pluralizmin nuk do ta asgjësojë asnjë autokraci dhe se Gjykata Kushtetuese do të vendosë kthimin në jetë të pluralizmit politik në nivel vendor dhe për rrjedhojë edhe të demokracisë vendore.

Kam bindje që GJK do të japë drejtësi për të drejtat e qytetarëve, drejtësi kushtetuese, drejtësi për pluralizëm, drejtësi për shtet dhe pushtet pluralist, drejtësi për çdo institucion aktor dhe faktor që kanë detyrim të zbatojnë Kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën”-shprehet Ademi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *