Vendosni fjalën kyçe....

EURO2020/ Italia e mbyll me pikë të plota fazën e grupeve, Turqia del pa asnjë pikë nga gara


Janë mbyllur të gjitha sfidat e Grupit A për fazën e grupeve në në Euro2020.

Italia e ka mbyllur me pikë të plota këtë fazë ndërsa Turqia në formën më të keqe të mundshme pa asnjë pikë.

Italia mundi ditën e sotme edhe Uellsin me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Pesina.

Në sfidën tjetër Zvicra fitoi 3-1 përballë Turqisë. Dy gola shënoi Shaqiri dhe një Seferovic.

Zvicra renditet e treta edhe pse me pikë të barabarta me Uellsin por golavarazhi negativ i jep mundësinë Uellsit të kalojë më tej. Ndërsa Zvicra të presë klasifikimin e vendeve të treta në këtë fazë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *