Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ra nga pema, ndërron jetë 17-vjeçarja në Lushnjë


 

Një 17-vjeçare e cila dyshohet se ra nga pema ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.

17-vjeçarja është rrëzuar nga pema në fshatin Thanasaj dhe më pas është dërguar në spitalin e Rrogozhinës dhe që andej për mjekim më të specializuar në spitalin e Durrësit ku ka ndërruar jetë.

Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *