Vendosni fjalën kyçe....

Dreka e Mziut që “bashkoi” demokratët/ Enkelejd Alibeaj: Nuk shkoj aty ku më organizojnë kurthe dhe prita


Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar për drekën e organizuar nga deputeti Xhelal Mziu, që bashkoi demokratë nga të dy kampet brenda kësaj force politike.

Në një prononcim për Liberale.al, Alibeaj tha se e kishte ftesën për të qenë në një tryeze të përbashkët me deputetët e kreut të PD-së, Sali Berisha.

Kjo pasi ai nuk pranonte ftesa ku i bënin kurthe.

“Unë sapo dal nga darka me demokratët e Durrësit dhe po shkoj te darka me demokratët e degës dy në Tiranë. Për darkën që ju thoni kam pasur një ftesë dhe e kam refuzuar. Sepse kur në ftesa ngrihen kurthe dhe prita nuk i pranoj. Kam aq mundësi sa t’i nuhas dhe t’i refuzoj.”– tha Enkelejd Alibeaj.

Fjala është për drekën e organizuar një ditë më parë nga deputeti Xhelal Mziu, ku morën pjesë demokratë që janë rreshtuar në krah të Sali Berishës, por dhe deputetët që janë pozicionuar në krah të Alibeajt.

“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar!”– shkruante Berisha ndërsa publikonte disa foto nga dreka.

Megjithatë pati edhe disa mungesa. Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe disa të tjerë nuk morën pjesë.

Nga PD e Berishës merrnin pjesë:

Sali Berisha
Belind Këlliçi
Flamur Noka
Bujar Leskaj
Xhelal Mziu
Tomor Alizoti
Elda Hoti
Greta Bardeli
Lindita Metaliaj
Albana Vokshi
Kastriot Piroli
Kasem Mahmutaj
Oerd Bylykbashi
Luan Baçi
Tritan Shehu
Isuf Çelaj
Ina Zhupa
Edmond Spaho

Deputetët e grupit të Alibeajt që morën pjesë:

Ferdinand Xhaferri

Gazment Bardhi
Jorida Tabaku
Dhurata Çupi
Andia Ulliri
Saimir Korreshi
Lefter Gështenja
Helidon Bushati
Eralda Bano
Fatjon Veizaj
llda Dhori
Ervin Salianji
Merita Bakiu
Ramadan Likaj

Mungonin:

Lulzim Basha
Enkelejd Alibeaj
Kreshnik Çollaku
Flutura Açka
Dashnor Sula
Zheni Gjergji
Arbi Agalliu
Flamur Hoxha
Agron Gjekmarkaj
Emilja Koliqi
Petrit Doda
Orjela Nebiaj
Orjola Pampuri
Bledjon Nallbati
Seladin Jakupllari