Vendosni fjalën kyçe....

Trump këshilla Bidenit: Paç fat dhe mos bjer në gjumë para Putinit, bëji të fala nga unë


Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka dhënë disa këshilla për pasardhësin e tij Joe Biden, përpara një samiti kur ky i fundit do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Trump kujtoi takimin e tyre të vitit 2018 në Helsinki për të cilën ai tha se kishte sukses pavarësisht përpjekjeve të spiunëve amerikanë dhe mediave.

“Fat i mirë për Biden në marrëdhëniet me Presidentin Putin – mos bini në gjumë gjatë takimit, dhe ju lutemi, jepjani përshëndetjet e mia më të ngrohta!”- tha Trump në një deklaratë të enjten.

Biden pritet të takohet me Putinin në Gjenevë javën e ardhshme. Siç shkruan RT, Moska e ka përshkruar takimin si “shumë, shumë të rëndësishëm” por paralajmëroi që askush të mos shpresojë shumë në rezultate. Nuk ka “asnjë arsye për të pritur ndonjë përparim në arritjen e mirëkuptimeve të ndërsjella” ose arritjen e një rivendosjeje të marrëdhënieve”. Kështu u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *