Vendosni fjalën kyçe....

Majko: Është një votë që më rëndon shumë por deklarohem pro shkarkimit të Ilir Metës


Ish-kryeministri Majko ka deklaruar votën e tij pro shkarkimit të Ilir Metës si president i vendit.

Gjatë fjalës së tij, ministripër Diasporën tha se Meta i ka tejkaluar kompetencat dhe ka treguar mungesë serioziteti në qëdrimet e tij.

Majko theksoi se vendimi i Kuvendit do gjykohet nga Gjykata Kushtetuese ndërsa për tjerat gjykatëse do jetë koha.

“Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën, betimin e tij. Herën e parë kam refuzuar ta firmos shkarkimin e presidentit. Po tani mendoj se ai është bërë promotor i mungesës së seriozitetit karshi pozicionit dhe të tjerëve. Ilir Meta ka qenë pjesa e jona dhe është votuar nga ne. Vendimi që do marrim ne do gjykohet nga Gjykata Kushtetuese. Unë votoj pro shkarkimit të Ilir Metës, për të tjerat do na gjykojë koha.”