Vendosni fjalën kyçe....

Agron Shehaj parandjen zgjedhjet lokale


Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj, ka parandjerë zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ndërsa në Gjykatën Kushtetuese ka një padi për paligjshmërinë e tyre dhe do jetë gjykata që do vulosë nëse ato kanë qenë të vlefshme apo jo, sipas Shehajt, ato do mbahen në vitin 2023.

Kandidati demokrat shkruan në Facebook se demokratët duhen të mendojnë për opozitën ndaj Ramës e për zgjedhjet e ardhshme lokale e të përgjithshme, të cilat i ka vendosur repsketivisht në vitet 2023 e 2025.

Shoqata e Bashkive të vendit i ka paditur në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Ditën e djeshme, kryebashkiakët socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ku opozita nuk mori pjesë vendosën të shkarkojnë kryebashkiaken e Shkodrës, Ademi, që mban kreun e Shoqatës së Bashkive.

Sipas kësaj të fundit vendimi nuk ka asnjë vlerë dhe është i paligjshëm duke qenë se ata që kanë marrë vendimin nuk janë pjesë e Shoqatës së Bashkive po të një shoqate tjetër të themeluar nga Rama.

“Ne demokratët duhet të mendojmë për opozitën që PD duhet të bëjë ndaj regjimit të Edi Ramës. Ne demokratët duhet të mendojmë për zgjedhjet lokale të vitit 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. A mundet që me Bashën në krye të bëhet opozitë e fortë? A mundet që me Bashën mund të fitohen ndonjëherë zgjedhje? Zgjedhja para demokratëve më 13 qershor është e thjeshtë: do të rrezikojnë të humbin prapë apo do të ndryshojnë partinë për të fituar. Unë ju bëj thirrje të votoni ndryshimin që PD të bëhet prapë PartiaQëFiton.” – shkruan Shehaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *