Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta vizitë zyrtare në Estoni, mes dy vendeve nënshkruhet memorandumi për integrimin europian


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta niset sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Estoni, me ftesë të Presidentes të Republikës së Estonisë, Kersti Kaljulaid.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit të Estonisë, Henn Polluaas, dhe Kryeministrin Juri Ratas.

Në këto takime do të diskutohet për sfidat e përbashkëta të sigurisë europiane, proceset e integrimit euro-atlantik dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok.

Në prani të dy Presidentëve, do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Integrimit Europian ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të të dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Estoni, Presidenti do të japë një ligjeratë në Shkollën estoneze të Diplomacisë, si dhe do të vizitojë Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s dhe Qendrën e Brifingjeve E-Estonia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *