Vendosni fjalën kyçe....

Macron reagon pas shuplakës që mori: Mos lejojmë individët e dhunshëm të kapin debatin publik


Presidenti francez Emanuel Macron ka reaguar për herë të parë pas incidentit që i ndodhi në juglindje të vendit, ku u qëllua me shuplakë nga një qytetar.

Macron në një prononcim për gazetën ‘’ Dauphiné Libéré’’, shprehet se ai është mirë, por thekson se nuk duhet të lejojnë që individë ultra të dhunshëm të kapin debatin publik.

Unë jam mirë. Ne duhet ta vendosim në perspektivë këtë incident, i cili mendoj se është një ngjarje e izoluar. Le të mos lejojmë që ngjarjet e izoluara, individë ultra të dhunshëm të kapin debatin publik ata nuk e meritojnë atë” tha Macron.