Vendosni fjalën kyçe....

50 të vrarë e mbi 70 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Pakistan (Video)


Të paktën 50 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në provincën Sindh të Pakistanit pasi një tren doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt. Incidenti ndodhi në orët e para të së hënës pranë qytetit Daharki, në Distriktin Ghotki të Pakistanit.

Sipas një zëdhënësi të hekurudhave të vendit, një tren që drejtohej nga Karaçi për në Sargodha doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër. Media vendase citoi zyrtarët, duke thënë se 13 deri në 14 vagonë treni dolën nga shinat.

Sipas shefit të policisë së zonës, në aksidentin e rëndë u vranë mbi 50 persona ndërsa numri i të plagosurve është mbi 70. Megjithatë autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim duke qenë se nuk janë nxjerrë ende të gjithë të lënduarit nga vagonat e përmbysur.

Kryeministri pakistanez Imran Khan tha se ai ka udhëzuar ministrin e Hekurudhave të shkojë në vendin e rrëzimit për të mbikëqyrur operacionin e shpëtimit si dhe urdhëroi një hetim mbi incidentin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *