Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor: Vendimet e tyre janë të paracaktuara


Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e shtatë prej tetë gjyqtarëve në Kolegjin Zgjedhor që kanë rrëzuar paditë e selisë blu për zgjedhjet në qarqet Gjirokastër, Vlorë e Berat.

Sipas PD-së, me vendimet e dhëna, gjyqtarët ashtu si komisionerët e KAS-it kanë kundërshtuar të zbardhin masakrën zgjedhore të 25 prillit.

“Kërkojmë përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve e Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. Me vendimet e dhëna deri tani, këta gjyqtarë, njësoj si komisionerët politikë të KAS, refuzojnë transparencën mbi masakrën zgjedhore te 25 prillit. Refuzimi i i kërkesave të PD për marrjen zyrtarisht të provave i vendos këta gjyqtarë në pamundësi për të gjykuar me paanësi 6 kërkesat e tjera të ngjashme te PD për blerjen e votës dhe deformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes përdorimit të shtetit në funksion të PS.” – thuhet në kërkesën e PD-së.

Më tej selia blu theksonse duke pasur parasysh vendimet e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, PD-ja argumenton se gjyqtarët në fjalë do vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim edhe në kërkesat e saj për qarqet e tjera duke marrë vendime të paracaktuara.

“Në kërkesën për zëvendësimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, PD argumenton se duke qenë se këta gjyqtarë e kanë shprehur tashmë mendimin e tyre kundër kërkesave të PD për zgjedhjet, ata do të vazhdojnë me të njëjtin qëndrim. Kjo bën që vendimet e tyre për 6 paditë e tjera të PD të jenë të paracaktuara, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për një proces të paanshëm. PD vlerëson se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore, e cila është shprehur 3 herë me radhë kundër kërkesës së PD për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë.” – mbyllet kërkesa e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *