Vendosni fjalën kyçe....

Parku Kombëtar i Prespës prej 3 ditësh në flakë


Prej tri ditësh Parku Kombëtar i Prespës gjendet në flakë. Zjarri mësohet se ka rënë në kufirin me Greqinë, por ende nuk është neutralizuar edhe pse zjarrfikësit e Pustecit po punojnë.

Sipas tyre ndërhyrja vështirësohet sidomos për faktin se ndodhet në majën e Malit Ostoja, e quajtur ndryshe si Piramida 10 dhe që gjendet në kufi.

Ende nuk po veprohet me helikopterë nga ajri.