Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut ekzekuton publikisht 2 adoleshentë për shpërndarjen e filmave nga Koreja e Jugut


Dy adoleshentë në Korenë e Veriut janë vrarë nga skuadra e pushkatimit pasi shikonin dhe shisnin filma nga Koreja e Jugut.

Dy djemtë që mendohet se ishin të moshave 16 dhe 17 vjeç, u qëlluan në një fushë ajrore para banorëve të tmerruar vendas në qytetin Hyesan, në kufi me Kinën, në tetor. Megjithëse lajmet për vdekjen e tyre dolën vetëm javën e kaluar.

Një djalë i tretë i së njëjtës moshë thuhet se u ekzekutua përkrah tyre për vrasjen e njerkës së tij. Dy dëshmitarë që u detyruan të shikonin ekzekutimet konfirmuan atë që kishte ndodhur me Radio Free Asia. Njëri pre tyre tha: “Banorët e Hyesanit u mblodhën në grupe në pistë.”

“Autoritetet i vunë studentët adoleshentë para publikut, i dënuan me vdekje dhe i qëlluan menjëherë”.

Mediat e huaja, veçanërisht çdo gjë që konsiderohet si “perëndimore” është rreptësisht e ndaluar në Korenë e Veriut.

Por pavarësisht kontrolleve të rrepta, artikuj të tillë shpesh kontrabandohen në vend me disqe USB ose karta SD. Këto zakonisht sillen përmes kufirit nga Kina dhe më pas shkëmbehen mes koreanoveriorëve.

Regjimi komunist në pushtet përdor informatorë të rekrutuar nga popullata e përgjithshme për të kapur ata që shesin disqet.

Në rastin e dy adoleshentëve, njëri prej këtyre spiunëve i raportoi ata. Ekzekutime të tilla janë të rralla në Korenë e Veriut, por jo të padëgjuara, dhe zakonisht përdoren për të tmerruar njerëzit që të binden kur autoritetet shqetësohen për shkeljen e rregullave.

Të rinjtë koreano-veriorë të kapur duke parë filma të huaj përballen duke u dërguar në një qendër pune disiplinore, tha një burim në Hyesan. Nëse kapen sërish, ata do të dërgohen në një kamp pune për pesë vjet së bashku me prindërit e tyre, të cilët duhet të marrin përgjegjësinë për edukimin e pahijshëm të fëmijëve të tyre.

Por nëse kapen duke shpërndarë ose shitur filma të Koresë së Jugut, ata mund të përballen me dënimin me vdekje, edhe nëse janë të mitur.