Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët hoteli në Madrid, shkrumbohen katet e sipërme (Video)


Një zjarr i madh ka shpërthyer në katet e sipërme të hotelit ‘Nuevo Madrid’ në kryeqytetin spanjoll.

Ekipet e zjarrfikësve nga të paktën pesë stacione garuan për të luftuar flakët në hotelin në lagjen veriore ‘Pius XII’ të Madridit pranë unazës kryesore të kryeqytetit spanjoll, ndërsa flakët u ngjitën në çati dhe shkrumbuan shkronjat e emrit hotelit.

Raportet fillestare nga media spanjolle thanë se nuk kishte ende të dhëna mbi shkakun e zjarrit, ose nëse dikush ishte plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *