Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet një tjetër kandidat i grupit të Alibeajt, Bilbil Bajraktari garon në Kamëz


Zbulohet një tjetër kandidat nga grupi i Alibeajt për zgjedhjet lokale. Bëhet fjalë për Bilbil Bajraktarin i cili sipas “BW”, do të kandidojë në bashkinë Kamëz.

Përballë për Kamzën ai ka Rakip Sulin e PS-së.

Bajraktari është kandidati i dytë që zbulohet nga grupi i Alibeajt për garën elektorale të 14 majit.

Të shtunën Alibeaj prezantoi kandidatin në Mallakastër, Agron Kapllanaj.