Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzimi i suvasë te Pediatria, reagon QSUT-ja: Dy fëmijet në gjendje të mirë e pa dëmtime


Qendra Spitalore Universitare në Tiranë ka reaguar pas rrëzimit të suvasë në njërën nga dhomat e Pediatrisë.

Në njoftim thuhet se dy fëmijët e mitur janë në gjendje të mirë e pa dëmtime, ndërsa thekson se për rastin në fjalë ka nisur hetimi për të përcaktuar shkaqet.

“Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime. Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUNT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme.” – thuhet në njoftimin e QSUT-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *