Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Mirel Mërtiri i inceneratorëve s’u paraqit sot në gjykatë, kryeqytetasit vijojnë të paguajnë për diçka që s’ekziston


Deputetët e zgjedhur të PD-së, Belind Këlliçi e Inza Zhupa, kanë denoncuar sot mungesën e Mirel Mërtirit në seancën gjyqësore ku ishin të paditur lidhur me çështjen e incenreatorëve.

Këlliçi tha pas daljes nga gjykata se e fton Mërtirin që të vijë në seancën e radhës ku përfaqësuesit e PD-së do jenë aty për të rithënë të vërtetën, se inceneratori nuk ekziston.

Ai shtoi se shqiptarët janë vjedhur duke qenë se po paguajnë për diçka që nuk ekziston ende.

“Sot në gjykatë bashkë me kolegen Ina Zhupa për çështjen e inceneratorëve. Paditësi ynë Mirel Mërtiri nuk u paraqit në seancë. Ende nuk ia njohim fytyrën. Mirel Mërtiri, nëse më lexon, ju ftoj të vini në seancën e radhës dhe të thoni ç’keni për të thënë. Mos u kompleksoni nga gjykata. Do të jemi sërish aty për të rithënë një të vërtetë të madhe: INCENERATORI NUK EKZISTON, por kryeqytetasit vazhdojnë të paguajnë. Kjo është vjedhje! Po e them shqip, shkurt dhe troç.5 vjet më parë, në landfillin e Sharrës, humbi jetën një i mitur, Ardit Gjoklaj. Sot, më 1 qershor, fëmijët e sotëm dhe të rriturit e nesërm, meritojnë të jetojnë në një qytet të pastër, ku e ardhmja nuk vidhet me një hedhje firme. Këtu do jemi derisa të bëhet drejtësi.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *