Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Lushnja: S’do ketë bashkëpunim me Ramën, do e rrëzojmë para 2025-ës


Basha tha sot nga Lushnja se rrugëtimi i PD-së nuk mund të zgjasë deri në vitin 2025 pas as Shqipëria dhe as demokracia nuk presin dot deri në vitin 2025.

Ai theksoi se nuk do ketë asnjë bashkëpunim me kryeministrin Rama dhe se synimi i tij është rrëzimi sa më shpejt i regjimit të tij.

Basha theksoi ashtu siç ka bërë edhe në takimet ne qarqet e tjera të vendit ditët e fundit se pavarësisht masakrës zgjedhore, PD-ja ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit më e fortë dhe më e madhe.

“Bashkë kemi bërë beteja të mëdha këto vite. Ju e dini që lidershipi im s’ju ka dhënë privilegje po vetëm sakrifica. Kundërshtari kreu vjedhjen më të madhe në 30 vite, masakrën më të rëndë zgjedhore në 30 vite. Pas kësaj masakre në Shqipëri ka rënë përkohësisht një perde hekuri.

Në zgjedhjet e 25 prillit dhe tani nuk kishim e nuk kemi një kundërshtar politik por një njeri që drejton një regjim. Paarësiosht masakrës zgjedhore ne kemi dalë më të fortë e më të mëdhenj.

Rrugëtimi ynë nuk ka përfunduar dhe nuk mund të zgjasë deri në vitin 2025, pasi as Shqipëria as demokracia nuk mund të presin deri në vitin 2025.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *