Vendosni fjalën kyçe....

Asnjë viktimë në Kosovë, 19 raste të reja me Covid-19


Kosova nuk ka shënuar asnjë viktimë 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.

Nga 2733 testime të kryera së fundmi janë gjetur 19 raste të reja me koronavirusin e ri. Që prej nisjes së pandemisë Kosova numëron 2043 viktima.

Vendi ka nisur prej muajsh vaksinimin ndërsa deri në fund të vitit pritet të marrë rreth 1.2 milionë doza të vaksinës Pfizer.