Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ftesa e Ramës për bashkëpunim tregon frikën që ka hajduti i kapur në krim,  e hedh poshtë


Kreu i PD-së tha nga Kukësi se pavarësisht masakrës zgjedhore, forca politike e drejtuar prej tij nuk ka ndërmend të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Basha theksoi se ndërsa PD-ja u fut në fushatë me ndershmëri, ide e program, përballë kishte një grupim të përbërë nga PS-ja, shteti, krimi i organizuar e oligarkët.

Kryedemokrati shtoi se e hedh poshtë ftesën e Ramës për bashkëpunim dhe se pas 13 qeshorit do nisë beteja patriotike për rrëzimin e regjimit të tij.

“Shteti me partinë, krimi i organizuar me oligarkinë, nuk kanë qenë kurrë bashkë që nga vitit 1991. Përballë, si në vitin 1991 kishin të njëjtën gjë. PD-në me ide, ndershmëri, motivim, dëshirën për ndryshim. 25 prilli nuk është dita e fundit e betejës që kemi nisur, është ndalja e përkohshme dhe e dhunshme e ndryshimit. Nuk do ia shtrijmë dorën e bashëpunimit Edi Ramës po pas zgjedhjeve të 13 qershorit të nisim detyrën patriotike të rrëzimit të regjimit të Edi Ramës. Asnjë parti përveç PD-së s’e ka në genin e vet teknologjinëe rrëzimit të Edi Ramës nga pushteti. Nuk do e pranoj përçarjen që po përpiqet të bëjë Edi Rama. Ftesa për bashkëpunim tregon frikën që ka hajduti i cili duke vjedhur shpresën e shqiptarëve për ndryshimin ka ndaluar përkohësisht rrëzimin e tij. Nuk do ia japim këtë kënaqësi. Ne do e faktojmë masakrën zgjedhore në mënyrë institucionale brenda vendit dhe me partnerët ndërkombëtarë.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *