Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet me 3 muaj afati i kolaudimit të automjeteve


Shtyhet me 3 muaj afati për kryerjen e kolaudimit të automjeteve. Akti Normativ është firmosur nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas DPRRTSH, me këtë VKM çdo certifikatë aktuale fiton edhe 3 muaj vlefshmëri, pra tërë ata që do kishin afate të ribënin kolaudimin kanë këtë shtese afati.

Shtyrja e afatit me 3 muaj është për të gjithë ata që kanë një certifikatë kolaudimi të bërë në vitin 2020, në çdo kohë të vitit.

Shtyrja e kolaudimit bëhet për shkak se gjatë vitit 2020, pati bllokime qarkullimi. Po ashtu shtyrja është bërë me qëllim që t’i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet.

Shtyrje të vlefshmërisë së certifikatave përfitojnë të gjitha llojet e mjeteve. Megjithatë bëhet me dije se taksat duhet të paguhen në afatet përkatëse, pasi kanë kamata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *