Vendosni fjalën kyçe....

Protestë në mbështetje të 15-vjeçares së përdhunuar në Mirditë, dom Gjergj Meta: Zgjohemi vetëm kur ndodhin gjërat


Dhjetëra qytetarë kanë protestuar sot në Rrëshen në mbështetje të 15-vjeçares që u përdhunua nga pesë persona në Mirditë.

Qytetarët mbanin në duar pankarta ku shkruhej ‘Ti nuk je vetëm’. ‘Vajzat në rrezik gjthkund, shteti askund’ e ‘Përdhunimi është krim’ duke kërkuar më shumë vëmendje nga autoritetet shtetërore.

Sipas organit të akuzës, e mitura është marrë në makinë e pasi i është dhënë lëndë narkotike është përdhunuar. Po kështu pesë personat që akuzohen për përdhunimin e saj, dyshohet se e kanë hantazhuar atë me video intime.

Për ngjarjen e rëndë janë arrestuar deri tani Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç e A.Xh. 17-vjeç.

Dom Gjergj Meta, ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit tha se shpeshherë shoqëria zgjohet shumë vonë pasi ndodhin gjërat ndërsa theksoi se me njerëzit duhet bërë punë e përditshme.

“Ne i jemi bashkuar kësaj nisme me gjithë zemër dhe shpresojmë që të jetë një mesazh sensibilizues. Me faktet konkrete shpresojmë të merret shteti. Fatkeqësisht do të thoja se shpeshherë zgjohemi vetëm kur ndodhin gjërat, por duhet bërë një punë e përditshme, me këta të rinj, që të kenë respekt për njëri-tjetrin. Të respektosh trupin e tjetrit, vullnetin e tjetrit, lirinë e tjetrit, dhe aq më tepër kur tjetri është i mitur.” – tha Meta për ReportTV.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *