Vendosni fjalën kyçe....

Pas tre letrave drejtuar presidentit Macron, policët protestë në Francë: Na mbroni, nuk vazhdohet më kështu (Video)


Policia franceze ka organizuar një demonstratë jashtë Asamblesë Kombëtare për t’i bërë thirrje qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron për t’i mbrojtur ata nga dhuna dhe për të ndëshkuar më ashpër ata që sulmojnë oficerët e zbatimit të ligjit.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin u brohorit nga disa efektivë pasi ai u bashkua për pak kohë me tubimin në një shenjë mbështetjeje.

“Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu. Kemi nevojë të na mbroni. Gjendja po përkeqësohet ” – tha një oficer.

Protesta, e mbajtur jashtë ndërtesës së Asamblesë Kombëtare në Paris, tërhoqi mijëra oficerë të zbatimit të ligjit që tundnin flamuj dhe banderola. Një banderolë shkruante: ‘Paguhemi për të shërbyer, jo për të vdekur’.

Sindikatat janë ankuar se qeveria nuk po i mbron oficerët e policisë nga dhuna. Gjatë fjalimeve të tyre të mërkurën, udhëheqësit e sindikatës kërkuan reformë të thellë të sistemit të drejtësisë dhe vendosjen e dënimeve minimale me burg për këdo që shpallet fajtor për sulmin ndaj një oficeri policie.

Më herët, disa Gjeneralë në pension, ushtarakë në detyrë përfshirë edhe oficerë policie i kanë shkruar tre letra presidentit Macron duke e paralajmëruar se vendi po rrëshqet drejt Luftës Civile.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *