Vendosni fjalën kyçe....

Akuza se ngacmoi seksualisht një 13-vjeçare, arrestohet 55-vjeçari në Berat


Një tjetër rast i abuzimit seksual ndja të miturve. Policia ka arrestuar një 55-vjeçar në Kutalli të Beratit, pasi është kallëzuar për ngacmim seksual nga një vajzë 13-vjeçare.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 13-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘Ngacmim seksual’.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme pesë persona u arrestuan në Mirditë, pasi u akuzuan se kishin abuzuar në grup me një vajzë 15-vjeçare nga një fshat në Rrëshen, të cilën dhe e kanë shantazhuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *