Vendosni fjalën kyçe....

“Ishte e frikshme” – Incidenti në kampionatin amerikan të bejsbollit, lojtarët përplasen kokë më kokë (Video)


Lojtarët dhe trajnerët kanë përshkruar momentin ‘e frikshëm’ kur dy yje të Major League Baseball (MLB) u përplasën me njëri-tjetrin, duke lënë tifozët të debatonin se cili nga të dy e kishte fajin për përplasjen.

Kansas City Royals i dha fund serisë së humbjeve të 11 ndeshjeve duke fituar 6-2 ndaj Chicago White Sox, megjithatë tema kryesore e ndeshjes ishte përplasja mes lojtarit Hunter Dozier dhe kundërshtarit Jose Abreu.

Të dy lojtarët qëndruan në tokë për disa çaste para se të nxirreshin jashtë duke u dërguar në spital.

Abreu po mbikëqyret pasi pësoi një dëmtim në fytyrë e gju kurse Dozier pësoi dëmtime në qafë. Asnjëri prej lojtaëve nuk ka dëmtime serioze e pritet të rikthehen shpejt në fushë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *