Vendosni fjalën kyçe....

Korça nuk pyet për masat anti-covid, koncert pa distancë dhe deri në orët e vona (Video)


Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës është zhvilluar një koncert festiv pavarësisht masave anti-covid ende në fuqi.

Një skenë e ngritur në Pazarin e Vjetër të Korçës dhe qindra të pranishëm në lokalet përreth nuk shqetësuan autoritetet për grumbullimin masiv.

Koncerti ka vijuar deri në orët e vona pavarësisht orës policore sipas videos së publikuar nga Sali Berisha.

Aktualisht në vendin tonë janë të ndaluara grumbullimet, festat me grumbullime masive, muzika pas orës 20:00 gjithashtu edhe ora policore deri në 22:00.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *