Vendosni fjalën kyçe....

Aviacioni Civil sqaron se çfarë do të ndodhë me fluturimet drejt Britanisë së Madhe


Pas daljes së Britanisë nga BE-ja, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka sqaruar se nuk do të ndryshojë asgjë për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

“Sot në mesnatë Mbretëria e Bashkuar del përfundimisht nga Bashkimi Evropian.

Sqarohen të gjithë të interesuarit se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

Fluturim të mbarë dhe të sigurt të gjithë qytetarëve të dy shteteve që kanë planifikuar të udhëtojnë midis dy kryeqyteteve”, njofton Aviacioni Civil.

Ky njoftim mbështetet në sqarimet e Autoritetit të Aviacionit Civil në Britani, ku thuhet se gjatë periudhës së tranzicionit, ligji i BE-së do të vazhdojë të zbatohet dhe Mbretëria e Bashkuar dhe sektori i saj i aviacionit do të vazhdojnë të marrin pjesë në sistemin e Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA).

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë palë në Rregulloren e Shërbimeve Ajrore të BE-së  dhe dispozitat e njohjes së ndërsjellë të krijuara në bazë të Rregullores Themelore EASA.

Po ashtu edhe marrëveshjet ekzistuese midis BE-së dhe vendeve të treta, të tilla si marrëveshjet në lidhje me lidhjen ajrore dhe sigurinë e aviacionit, do të vazhdojnë të përfshijnë dhe Mbrëtërinë e Bashkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *