Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të zhvilluara më 25 prill në bazë të rezultateve paraprake prodhuan një numër të lartë fletësh votimi të pavlefshme.
Numri i votave të pavlefshme në Shqipëri është dukshëm më i lartë se vendet e rajonit duke i krahasuar me zgjedhjet më të fundit të kryera në Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Nga 1 662 386 votues më 25 prill në Shqipëri dolën 83001 fletëvotime të pavlefshme apo 4.99%.
Ndërsa në zgjedhjet parakohshme të mbajtura në Kosovë më 14 shkurt 2021 nga 871 796 vota rezultuan në kutitë e votimit dhe ato me postë 32756 apo 3.75%
Zgjedhjet e vitit 2020 në Maqedoninë e Veriut ku në kutitë e votimit ishin gjithsej 943.750 dolën 31,564 ose 3.34% fletvotime të pavlefshme.
Në zgjedhjet e zhvilluar në Malin e Zi vitin e kaluar nga 413,894 vota, fletvotime të pavlefshme ishin 4,500 ose 2.09%.
Shteti | Shqipëri 2021 | Kosovë 2021 | Maqedoni e Veriut 2020 | Mali i Zi 2020 |
Votues | 1662386 | 871 796 | 943.750 | 413,894 |
Vota të pavlefshme | 83001 | 32756 | 31,564 | 4,500 |
Përqindja | 4.99% | 3.75% | 3.34% | 2.09% |
Dukshëm vihet re se vendi ynë prodhoi një numër të lartë votash të pavlefshme krahasuar me tre vendet e tjera të rajonit.
Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 të cilat prodhuan 31.898 apo 1,98% vota të pavlefshme këtë vit pati gati 3 herë më shumë vota që nuk do prodhojnë mandat.
Një faktor i cili diskutohet se ka sjellë këtë rezultat në vendin tonë ishte miratimi në ditët e fundit të fletës së votimit ku këtë vit me ndryshimet e kodit zgjedhor përveç partive votohej edhe për kandidatin por jo në një fletë të listuar me emra por me numra.
Një ndryshim që mund të ketë sjellë vështirësi tek votuesit me gjetjen e kandidatit.
Por nga ana tjetër opozita e sheh numrin e lartë të fletëve të votimit si pjesë të veprimeve të partisë në pushtet në mënyrë që të maksimalizonte votat në favor të saj.
Pretendime dhe denoncime nga opozita mbi fletët e pavlefshme kanë ardhur sipas tyre sepse kanë ndërhyrë komisionerët socialistë me qëllim që votat për opozitën të uleshin dhe kësisoj të prodhonin më pak mandate./Hashtag.al