Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i fundit në SHBA, të vaksinuarit nuk janë të detyruar të mbajnë maskë


SHBA-ja do e heqë përdorimin e maskës në mjedise të mbyllura apo të hapura për personat që janë të vaksinuar plotësisht lidhur me Covid-19.

Njoftimi është dhënë nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në Facebook ku theksohet se qytetarët që nuk janë vaksinuar ende, megjithatë duhet të vijojnë ta mbajnë maskën.

“Lajme të mëdha nga CDC: Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, nuk keni nevojë të mbani maskë, brenda ose jashtë, në shumicën e mjediseve.

Ne kemi arritur deri këtu. Nëse vendosni të vaksinoheni ose të mbani maskë, ju lutemi mbrohuni derisa të arrijmë në vijën e finishit. – thuhet në postim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *