Vendosni fjalën kyçe....

21-vjeçari në Kamëz bie nga lartësia, ndërron jetë në spital


Një 21-vjeçar në Babrru ka rënë nga lartësia mbrëmjen e kaluar. Edhe pse ai është dërguar në spital, mjekët nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë për shkak të lëndimeve të rënda.

Policia beson se i riu është vetëhedhur, për shkak se vuante nga depresioni.

“Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *