Vendosni fjalën kyçe....

Teuta fiton e ruan kreun, fiton edhe Vllaznia ndërsa Laçi mbetet në vendnumëro


Në pritje të derbit Partizani-Tirana, rivalët e kreut kanë bërë detyrën duke marrë tre pikë të çmuara në garën për titullin kampion.

Teuta arriti të fitojë në Krujë 2-1 duke ruajtur kreun e renditjes ndërsa Vllaznia mposhti Bylisin në transfertë 1-0. Laçi nga ana e tij nuk qe në gjendje të merrte më shumë se një pikë në fushën e tij ndaj Skënderbeut që vuan në fundin e renditjes.

Edhe Kukësi fitoi në transfertë në fushën e Apolonisë që ka rënë një kategori më poshtë dhe ka forcuar pozitat në mesin e artë, shumë larg zonës së Ligës së Europës.

Derbi Partizani-Tirana  ul siparin e javës së 33-të të Superligës dhe mund të vendosë jo pak për fatet e titullit kampion.