Vendosni fjalën kyçe....

Ellen DeGeneres do t’i japë fund shfaqjes së saj pas 19 vitesh


Moderatorja Ellen DeGeneres do të mbyllë shfaqjen e saj në vitin 2022, pas 19 vitesh në transmetim.

“Sado e mrekullueshme të jetë kjo shfaqje dhe sa argëtuese të jetë, nuk është më një sfidë.”- i tha ajo Hollywood Reporter.

Njoftimi vjen vetëm disa muaj pasi shfaqja u përball me akuza të forta, se ishte një vend toksik për të punuar. Ndaj moderators kishte shumë akuza se ajo nuk ishte aq e sjellshme me punonjësit, saç hiqej përpara kamerave.

Kjo bëri që tre prej producentëve të humbnin vendet e tyre të punës dhe DeGeneres të hapte sezonin aktual duke kërkuar ndjesë.

Megjithatë moderatorja pretendon se përfundimi i shfaqjes ka qenë e planifikuar prej kohësh.

“Unë do të ndalesha pas sezonit 16. Ky do të ishte sezoni im i fundit dhe ata donin të nënshkruanin për katër vjet më shumë, dhe unë u thashë se do të nënshkruaj për ndoshta për një. Ata po thoshin se nuk do të nënshkruanin në asnjë mënyrë për një. Ne nuk mund ta bëjmë këtë, bashkëpunëtorët dhe stacionet kanë nevojë për më shumë se një vit angazhim.

Kështu që, ne vendosëm edhe për tre vjet dhe e dija që do të ishte e fundit. Ky ishte plani gjatë gjithë kohës.”- është shprehur DeGeneres citon BBC.

Shfaqja e Ellen DeGeneres, e cila transmetohet që nga shtatori i vitit 2003, do të marrë fund në 2022-shin, pas sezonit të saj të 19-të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *