Vendosni fjalën kyçe....

Tabakut i fikin mikrofonin kur flet Rama, Helidon Bushati: Kujdes teknika se iu ikën vendi i punës


Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku është ankuar disa herë gjatë mbledhjes së sotme të komisionit teknika e Kuvendit po i fikte mikrofonin asaj ndërkohë që fliste kryeministri Edi Rama.

“Unë do ju kërkoja ju lutem teknikës, nuk mund që të fiket mikrofoni im dhe i dëshmitarit të mbahet hapur. Unë ju bëj një pyetje dhe me shumë njerzillëk siç thatë ju…

Unë do t’ju kërkoja të silleni me qytetari në këtë Komision.”- ishte një nga ankesat e Tabakut e cila disa herë i tërhoqi vëmendjen teknikës t’i hapnin mikrofonin.

Për shkak të kësaj, në një moment deputeti demokrat Helidon Bushati iu drejtua teknikës: “Kujdes teknika se iu ikën vendi i punës”.