Vendosni fjalën kyçe....

“Jo kulturë nuk kanë, por s’dinë ku lidhet gomari” – Spiropali i përmend opozitës dhe Shekspirin


Ministrja Elisa Spiropali ka folur ashpër kundër opozitës sot në foltoren e Kuvendit, lidhur me mbështetjen që kanë ofruar ndaj protestës së artistëve dhe aktivistëve për Teatrin Kombëtar.

Ajo madje përmendi edhe një shprehje të Shekspirit, ‘Një gjë pa emër’, duke iu referuar godinës së Teatrit.

Spiropali i akuzoi opozitarët se ata jo vetëm që nuk kanë kulturë, por që sipas saj ‘nuk dinë as ku lidhet gomari’.

“Është e disata herë që bëhet ky debat në këtë Kuvend dhe meqë jemi në një periudhë teatrale ka filluar të ngjajë me atë shprehen e Shekspirit: A Deed Without a Name” ose “Një gjë pa emër”.

Pa emër se s’ka identitet të caktuar, as po mundemi të ulemi në tryezë, të nxjerrim disa konkluzione sepse ikin, gjejnë të gjitha rastet të ikin nga ajo tryezë.

Në vitin 2017 ishte çadra, në 2019-ën ikën se pushteti i krimit dhe i drogës nuk i jepte mundësi të shpalosnin talentin e tyre. Për Lulzim Bashën e kam fjalën. Basha në krye të asaj partie dhe opozita vetëm i ka ikur betejave elektorale. Më thoni një parti opozitare në botë që nuk do të afrojë datën e zgjedhjeve? Ikën atëhere kanajët e mëdhenj, tani ikën dhe nga tryeza sepse u prish Teatri Kombëtar. Ajo që ndodhi ishte që nga një protestë me ndjeshmëri qytetare, ata e kanë kthyen në një skenë teatrale, ku Monika luan rolin e Penelopës, ai tjetri, Basha atë Odiseut, dezhurnin nuk po dinë ta mbajnë, turnin nuk dinë ku e kanë… Kjo është qesharake për të gjithë.

Për këto vija që nuk dinë ku i vendosin e çfarë ngjyre i venë sipër, nuk po dinë ku t’i mbajnë dhe po braktisin një tryzë shumë të rëndësishme. Disa zëra flasin këtu si e ëma e Zeqos në majë të thanës. Kush ju ka dhënë të drejtën që në këtë foltore të flisni me gjuhë rrasiste? Të lutem Ralfi, mos e përmend më e ke thënë gjithë ditën: Jam qytetar, ata janë fshatarë…

Ata që kanë dhënë shpirtin për atë Teatër janë dakord për ndërtimin e një të riu. Jo teatri jonë një furrik, e ai i Maqedonisë një teatër gjigant. Pse të mos kemi dhe ne një teatër kombëtar dinjitoz? Po hyjini pak më thellë këtij debati. Gjuha që ju përdorët është ajo e një qytetari të padenjë. Shpifje që godasin vlerat e kombit. E patë se si ju vërsulën atyre regjisorëve e artistëve që nuk mendojnë si ata. Guxuan deri aty me mendimin ndrysh,  të sulmonin edhe Ismail Kadarenë, me gjuhë të fëlliqur, duke bërë gjyqe popullore. Po ç’janë këta mo, gardistë të kuq janë këta?! Këta qenkan mbrojtës të revolucionit kulturorë? Jo kulturë nuk kanë ata, po nuk dinë ku lidhet gomari. Protesta e tyre mund të quhet protesta e kafshimit të veshit. Këta nga ajo që shiten e blihen çdo ditë, kujtojnë se të gjithë ata që janë për një Teatër të ri, janë të shitur. Kolegji Zgjedhor nuk mund të jetë strehë për Gjyqtarë të pavotuar, që kush e di se çfarë krimesh kanë bërë“, tha Spiropali.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *