Vendosni fjalën kyçe....

Dy javë nga fundi mbetet e hapur lufta për zonën Champions në Serinë A, rrezikon shumë Juventusi


Dy javë nga fundi i sezonit, gara për Ligën e Kampionëve në kampinatin italian është e hapur dhe më e nxehtë se kurrë.

Në garë janë Napoli, Atalanta, Milan e Juventus, që i kanë fituar ndeshjen e mbrëmjes së sotme. Napoli shpartalloi Udinezen 5-1, Atalanta mundi Beneventon 2-0, Milani shkundi Torinon 7-0 kurse Juventusi fitoi në transfertë ndaj Sasuolos, 1-3.  

Nga kandidatët, Napoli është në pozita më të rrezikuara duke qenë se ka vetëm një pikë më shumë se Juventusi dhe duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura por favorizohet nga kalendari më i lehtë.

Atalanta nga ana e saj ka tre pikë më shumë se Juventusi dhe është më e qetë pasi pë të siguruar pjesëmarrjen në Champions i duhet një fitore në dy ndeshjet e mbetura.

 Juventusi ka ende mundësi të mira kualifikimi po për këtë duhet të kapërcejë një sfidë mjaft të vështirë si ajo ndaj interit. Milani është në pozita disi më të qeta po nuk e ka siguruar ende objektivin dhe në dy takimet e mbetura duhet të marrë të paktën një fitore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *