Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi kibernetik paralizon lindjen e SHBA-së, radhë kilometrike për t’u furnizuar me karburant (Video)


Sulmi kibernetik ndaj një tubacioni karburanti në SHBA ka çuar në një paralizim të Bregut Lindor, më dhjetëra mijëra persona që u është dashur të mbajnë radhë kilometrike për t’u furnizuar me karburant.

Pamjet filmike të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë shoferët në radhë të gjata për benzinë, ​​ndërsa stacionet thuhet se nuk kanë më karburant.

Sulmi kibernetik goditi një rrjet shpërndarjeje karburanti të gjatë rreth 9 mijë kilometra që furnizon gati gjysmën Bregut Lindor të SHBA-së.

Operuar nga kompania e tubacioneve ‘Colonial’, arteria e karburantit jetësor normalisht kalon 100 milionë litra në ditë nga Teksasi deri në Nju Jork. FBI ka fajësuar për sulmin ‘DarkSide’, një grup hakerash kriminalë që besohet se veprojnë nga një vend rusishtfolës.

Çmimet e gazit janë rritur me gati 9 cent për gallon në disa shtete, me mesataren e vendit në 2.99 dollarë që nga e marta në mëngjes. Çmimet pritet të vazhdojnë të rriten përtej 3 dollarëve, një shifër e lartë që nuk është parë që nga 2014.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *