Vendosni fjalën kyçe....

“BE-ja s’ka zgjidhje tjetër, do bëjë marrëveshje të re tregtare me SHBA-në” – Trump-i kërcënon Brukselin


Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Brukseli në mënyrë të pashmangshme do të bjerë dakord për të negociuar një marrëveshje të re tregtare me Uashingtonin, pasi bisedimet midis dy palëve kanë qenë prej kohësh në ngërç.

‘Ata do të bëjnë një marrëveshje, sepse duhet. Ata nuk kanë zgjidhje tjetër,’ i tha Trump-i të mërkurën rrjtit CNBC, në Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër.

BE dhe SHBA-ja bllokuar në një konflikt tregtar që nga viti 2018, kur SHBA-ja goditi importet evropiane të çelikut dhe aluminit me tarifa shtesë. Brukseli u hakmorr me shtesa tarifash për një sërë importesh nga SHBA-ja, që nga produktet bujqësore te çeliku e alumini.

‘Ne kemi pasur një deficit të jashtëzakonshëm për shumë, shumë vite. Bëhet fjalë për mbi 150 miliardë dollarë’ – tha Trump.

Uashingtoni ka kërcënuar të rrisë taksat ekzistuese dhe të përfshijë artikuj të rinj në listën e saj. Javën e kaluar, shefi i Shtëpisë së Bardhë raportohet se u zotua të godasë industri të ndjeshme evropiane, si eksportet e automjeteve nga Gjermania me tarifa 25 përqind më të larta. Ai përsëriti kërcënimin gjatë takimit vjetor në Davos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *