Kryesia e Partisë Demokratike do mblidhet të dielën.
Në këtë takim do diskutohet mbi situatën e krijuar në vend pas zgjedhjeve të 25 prillit, që janë cilësuar si masakër elektorale nga ana e selisë blu.
Pas takimit të parë në orën 17:00, dy orë më vonë do mblidhet Këshilli Kombëtar. Njoftimi është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë!
Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.
Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.
Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!
Me respekt,
Sektetari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”